Unikkatili arrin në Kosovë, ja kur shfaqet publikisht

Nesër në stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë mbahet koncerti madhështor i Unikkatilit, ku pjesëmarrës do të jenë edhe shumë këngëtar të tjerë.

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë deri në nisjen e koncertit, Unikkatili ka arritur në Kosovë nga ShBA-ja e largët ku jeton me familjen e tij.

Ai për shkaqe sigurie nuk do të paraqitet publikisht deri në momentin e performancës në skenë, ku do të shoqërohet deri aty nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Mësohet se ai do të bëjë një paraqitje ekskluzive televizive të dielen, ku do të flas për jetën e tij që për publikun është e panjohur.

Nga organizatorët bëhet e ditur se deri më tash është shitur një numër i madh biletash, por që biletat në shitje do të jenë nesër edhe në hyrje të stadiumit.

loading…