Duket se reperi Unikkatil do të vijë në Kosovë.
Një fotografi e publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ngjalli dyshime se reperi Unikkatil po vjen në Kosovë
Ai e ka publikuar një foto e cila paralajmëronte një protestë që do të mbahet më 9 maj në qytetin e Pejës.
“Protestë me 9 Maj në përkrahje të grupit të Kumanovës që jon arrestú në mbrojtje të kombit tonë mirëpo prap mbesin në burg”, ka shkruar ai.
Unikkatil nuk ka dhënë detaje të tjera, nëse do të vijë në Kosovë, apo ndoshta u ka bërë thirje vetëm ndjekësve të dalin në protestën e thirrur në përkrahje të grupit të Kumanovës.








