Unikkatil përkrahë Fifin, e ndjek në Instagram

Unikkatil është njëri nga reperët më të suksesshëm shqiptar.

Ai është mjaft i ndjekur në rrjete sociale i cili publikon imazhe dhe video të ndryshme për ndjekësit e tij, shkruan lajmi.net.

Por, ajo që tërhoqi vëmendje së fundmi është kur në llogarinë personale, Instagram ka filluar ta ndjekë artisten, Fifi.

Kjo lë të nënkuptohet që Unikkatil ka filluar të përkrahë këngëtaren nga Ferizaji, mbase për sukseset e fundit që ka arritur, posaqërisht me këngën e saj “Psikopatja jote” në “Kënga Magjike”.

Theksojmë se, Fifi është në mesin e pak njerëzve që reperi shqiptar ka ndjekur.