Unikkatil ka një porosi për shqiptarët e Malit të Zi

Reperi Rebel a.K.a Unikkatil përpos lirikave të tij interesante di që shpesh të vije edhe me porosi politike për shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre.

Kështu, Viktor Paloka sot ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të iu bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi, që edhe nëse nuk jetojnë në këtë shtet për vendin e tyre të kthehen dhe të votojnë “SHQIP”.

Reperi ka përmendur edhe faktin që për herë të parë, të gjithë shqiptarët nga Mali i Zi janë të bashkuar.

“VOTO 5- VOTO SHQIP. N’Malin e Zi për herë të parë bashkohen partitë Shqiptare bashk! Shumë me rëndësi populli me votu për Shqiptar (5) e jo me tradhëtu me Malazez/Boshnjak. Kush ka t’drejtë vote kthehuni votoni që me e fitu Malësinë Shqiptarët. Tag miqësinë prej Malit të Zi nëse nuk e shohin”, ka shkruar Unikkatili.

Zgjedhjet do të mbahen me 3 mars, ndërsa reperi tashmë ka thënë se ndodhet në Tuz.