Unikkatil ‘çmend’ serbët, ata bëjnë veprimin e pahijshëm ndaj reperit shqiptar

Ai është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë i cili prej vitesh ka dhuruar shumë hite për dëgjuesit shqiptarë.

Pavarësisht se nuk i ka këngët me klipe ai është një ndër më të preferuarit nga publiku, mirëpo Unikkatil nuk ka realizuar shumë koncerte gjithashtu.

Koncertet e tij numërohen me gishta, si ai në Prishtinë, Zvicër dhe Durrës dhe i rradhës do të jetë në Mitrovicë.

Data finale e ardhjes së reperit në Kosovë, është 27 korriku i këtij viti.

Qyteti i Mitrovicës i ndarë në ‘’dy pjesë’’do të shndërrohet në epiqendër të një manifestimi të madh i cili pashmangshëm do të marrë doza patriotike.

Mirëpo ky koncert nuk është pritur aspak mirë nga komuniteti serb në Mitrovicë.

Mësohet se një poster që lajmëron për koncertin e Unikatil i vendosur rrugës për në Gjilan është zhargavitur nga serbët. Pritet që në këtë koncert të ketë një pjesëmarrje të lartë të shqiptarëve.

loading…