Unikattili përfundon turneun me koncerte

Rebel a.k.a Unikkatil padyshim është një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.

Artisti njihet për një numër të madh të këngëve që i ka sjell ndër vite, por shumë pak prej tyre i ka shoqëruar me video.

Këngëtari si kurrë më parë në karrierën muzikore nuk kishte mbajtur ndonjë turne me koncerte në trojet shqiptare gjersa këtë sezon e ka thyer këtë tabu të tij.

Por, si çdo fillim që e ka edhe një mbarim, reperi thotë se ka përfunduar paraqitjet skenike për këtë vit kalendarik.

“Erdh fundi i vizitës për këtë herë. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e madhe e faleminderit miqve e familjarëve që jeni gjithmonë me mua! Më vjen keq për njerëzit e miqtë e shumtë që nuk munda me i takuar. Shihemi herën tjetër! Jena numero UNO!!!”, ka shkruar në një mesazh ai të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Unikkatil pritet që gjatë muajve të ardhshëm të vjen me këngë të reja para publikut të gjerë.

https://www.instagram.com/p/B1ohbPqJSG0/

loading…