Bërnjak

Uniformë ushtarake e fanella me mbishkrime që nxisin përçarje, Policia arreston serbin në Bërnjak

Një shtetas serb i Malit të Zi është arrestuar të shtunën në Bërnjak.

Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa me mbishkrime, një uniformë ushtarake.

Policia ka intervistuar të dyshuarin dhe shoqëruesin e tij, të cilët pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt.

“NXITJE E PËRQARJES DHE MOSDURIMIT- SPK Bërnjak / 04.11.2023 – 09:05. Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përqarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi. Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.”