UNICEF: Një milion fëmijë nigerianë do të mbesin pa shkuar në shkollë për shkak të rrëmbimeve masive

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë UNICEF tha se të paktën një milion fëmijë nigerianë mund të mungojnë në shkollë këtë vit për shkak të rrëmbimeve masive.

Shkollat janë bërë objektiva për rrëmbime masive në Nigerinë veriore nga grupet e armatosura.

Deri më tani, këtë vit ka pasur 20 sulme ndaj shkollave në Nigeri, me më shumë se 1 mijë e 400 fëmijë të rrëmbyer dhe 16 të vdekur si dhe më shumë se 200 fëmijë janë ende të zhdukur, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Nxënësit po e ndërpresin shkollën pasi familjarët kanë frikë t’i kthejnë fëmijët në klasat e tyre për shkak të sulmeve të shumta në shkollë dhe rrëmbimeve të tyre,” tha Peter Haëkins, Përfaqësues i UNICEF -it në Nigeri.

UNICEF tutje njoftoi se shumë se 37 milionë fëmijë nigerianë do të fillojnë vitin e ri shkollor

Ndryshe, disa shtete veriperëndimore janë përpjekur të frenojnë në mënyra të ndryshme këtë valë të rrëmbimeve.