Kryesuesi i zyrës së UNICEF-it në Prishtinë, Murat Sahin, ka pritur sot në një vizitë Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Pas këtij takimi, zyra e UNICEF-it në Prishtinë, ka publikuar një postim në Facebook, përmes të cilit kanë vlerësuar përkushtimin e ministrit Ismaili për transformimin e shëndetësisë.

Madje, kjo zyrë, e ka quajtur Ministrin e Shëndetësisë si një ndër partnerët më të fuqishëm në Kosovë.

“Të lumtur që pritëm për një vizitë në zyret e Unicef-it në Prishtinë, një ndër partnerët më të fuqishëm tonin, ministrin e shëndetësisë, Uran Ismaili”.

“UNICEF shpreh mirënjohje për ministrin Ismaili dhe Ministrinë e Shëndetësisë për përpjekjet e jashtëzakonshme në forcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë. Ne presim me padurim të punojmë së bashku për të përmirësuar rezultatet shëndetësore për fëmijët dhe familjet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre.

Ndërkaq, mësohet së në këtë takim kanë folur edhe për programin e vizitave në shtëpi, si një përpjekje e përbashkët mes Ministrisë së Shëndetësisë, UNICEF-it dhe Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, e cila po përmirëson shëndetin dhe mirëqenien e mijëra fëmijëve dhe nënave.