Thënie:
– Mbijetova sepse zjarri brenda meje digjte më fort se sa zjarri përreth meje
– Fati i pëshpërit luftëtarit: “Ti nuk mund t’i bësh ballë furtunës”. Dhe luftëtari i pëshpërit fatit: “Unë jam furtuna”
– Të gjithë mund të heqin dorë, kjo është gjëja më e kollajtë që mund të bësh. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur të gjithë do të të kuptonin nëse do të dorëzoheshe, kjo është forca e vërtetë
– Kur ti ndryshon mënyrën se si i sheh gjërat, atëherë gjërat që ti sheh do të ndryshojnë
– Kurrë mos ki turp nga ndonjë shenjë plage. Ajo tregon se ishe më i fortë se cilido që u përpoq të të lëndojë
– Ndonjëherë përballesh me vështirësi jo sepse po e bën një gjë në mënyrë të gabuar, por sepse po e bën në mënyrën e duhur
– Nuk kam takuar asnjëherë një njeri të fortë me një të kaluar të lehtë
– Kurrë mos prano, asgjë më pak nga sa meriton. Mos harro, je ti që i mëson njerëzit se si të të trajtojnë
– Luani nuk e humbet asnjëherë gjumin prej opinionit të deleve
– Lumi e gërryen një shkëmb jo prej forcës, por prej këmbënguljes
– Unë nuk humbas asnjëherë. Ose fitoj, ose mësoj
– Stuhia i bën pemët të hedhin rrënjë më të thella
– Mos lejo që sjellja e të tjerëve të të shkatërrojë paqen tënde të brendshme
– Ti nuk e kupton se sa i fortë je, deri kur të qënit i fortë është e vetmja zgjedhje që ke
– Nuk ka problem të kesh frikë. Të kesh frikë do të thotë që po bëhesh gati të bësh një gjë me të vërtetë të guximshme
– Arroganca kërkon reklamë. Vetëbesimi flet vetë
– Ke të drejtë të ulërasësh. Ke të drejtë të qash. Por mos hiq dorë.
– Rrëzohu shtatë herë, ngrihu tetë herë.
– Tundimi për të hequr dorë do të jetë edhe më i madh, pikërisht në momentin kur je gati duke ia dalë mbanë.
– Mos u shqetëso për ata që flasin prapa shpinës tënde. Ka një arsye pse ata janë prapa teje.
