“Unë edhe ti jemi turpëruar kur Isa Mustafa u ka dhënë tender djemve të tij”

Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Avdullah Hoti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, janë përplasur duke kujtuar qeverisjen e këtyre dy partive kur asokohe shef i Qeverisë ishte i pari i LDK-së, Isa Mustafa.

Memli, i është drejtuar Hotit, duke i thënë që kur kanë qenë të dy ministra, janë turpëruar nga vendimet e Isa Mustafës.

“Ti edhe unë jemi turpëruar kur Isa Mustafa u ka dhënë tenderë djemve të tij. Ai ka dalë në konferencë për media dhe ka thënë se pse po e bëni të madhe se s’janë kurrgjë 3 mijë euro”, ka thënë Krasniqi në lidhje me vendimin e Mustafës për djemt e tij.

Ndërkohë, Hoti, i është përgjigjur duke i thënë se nuk është e vërtetë kjo që po e thotë, teksa Krasniqi i thotë se ka incizime.

Përplasja e tyre është duke u bërë në Rubikon, kur po i kujtojnë kohët sa qeverisnin bashkë.

loading…