Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti një konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Foli për mundësinë e sulmeve nga Serbia, gjendjen e sigurisë, gjendjen politike. Por, zgjodhi heshtjen për vendimin e Gjykatës Supreme që ua ndaloi ministrave, të jenë edhe deputetë.

Kjo pas vendimit për digjitalizimin e arkave fiskale.

Osmani nuk e pa të arsyeshme t’i dënojë as sulmet e linçimet ndaj gjyqtarëve.

“Për Supremen palët e pakënaqura mund t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, kurse Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj për AAK-në ka thënë se nëse deputetët dëshirojnë ta ngrisin çështjet e papërputhshmërisë mes detyrës së deputetit dhe ministrit atëherë mund ta bëjnë me 40 nënshkrime. Pra është edhe kjo rrugë tjetër, sepse po flasim për një çështje kushtetuese. Tash unë e kam opinionin tim, por mos ta marr detyrën e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Sipas vendimit, udhëzimi i nënshkruar nga Hekuran Murati ishte në kundërshtim me Kushtetutën, pasi e kishte bërë pas betimit si deputet.

Kjo nisi një fushatë sulmesh nga pushteti, drejtuar Gjykatës Supreme.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, nëse gjatë fundjavës nuk formohen institucionet e reja dhe nuk ka marrëveshje që çon në formimin e tyre.

Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë për media, ku fillimisht tha se nuk mund të “negociojë marrëveshje” apo “ta çojë vendin në zgjedhje”.

“Nuk është roli i asnjë presidenti që të negociojë koalicione, e kam të ndaluafr me Kushtetutë. Dua ta qartësoj që Kushtetuta nuk lejon që presidentja ta shpërndajë Kuvendin dhe të çojë vendin në zgjedhje, se po kemi kanihere thirrje prej qytetarëve pse nuk po e çon vendin në zgjedhje.

Unë mund të bëj thirrje për dëmin, rreziqet që po përballen vendi nëse s’kemi konstituim, por unë jam e bindur se si për çdo afat, edhe për këtë afat, nëse nuk respektohet duhet të ketë pasoja juridike. S’po flas për pasoja penale, po flas për juridike. Çka ndodhë me institucione nëse nuk konstituohen deri më 26 korrik?” – u shpreh Osmani, transmeton Nacionale.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përgjigjur ndaj akuzave të Richard Grenell, për mundësinë e sulmit të ri nga Serbia.

Ajo ka thënë se këto informacione i kishin pasur në muajin maj.

“Në të gjitha takimet kemi folur për zhvillimet në fushën e sigurisë, gjatë vizitës time në Amerikë kam deklaruar se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende të destabilizojë situatën. Ky vlerësim është bërë mbi bazën e informatave të vazhdueshme që ne marrim nga institucionet e sigurisë. Në fund të muajit maj kemi marrë informacione specifike lidhur me veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën. Kam pasur takime me institucionet e sigurisë, jemi siguruar se të gjitha institucionet kanë mobilizm për mbrojtjen e vendit. Kam ndarë këto informata me aleatët për të ndalur përshkallëzimin me Serbinë”, tha Osmani, raporton Nacionale.

Ajo tha se Serbia ka gënjyer me deklarata propagandistike.

“Gënjeshtrat e Serbisë se nuk marrin hapa destabilizues janë propagandistike. I siguroj qytetarët se nuk ka arsye as për shqetësim e as për panik se institucionet tona janë në krye të detyrës. Kërcënimet nga Serbia janë të vazhdueshme, megjithatë instuitucionet tona kanë gjithçka nën kontroll. Siç e dini që nga Banjska, edhe institucionet tona të sigurisë kanë rritur prezencën për parandalimin e tyre, edhe KFOR-i e ka rritur prezencën”, tha Osmani.