Stresi ka thyer heshtjen, ai foli për ndarjen nga partnerja.

Sresi dhe Keisi kanë qenë shumë të komentuar kohën e fundit, për shkak të ndarjes.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka preferuar të flasë publikisht lidhur me këtë temë, por ishte Stresi ai i cili ka thyer heshtjen.

Reperi ishte i ftuar në “Bukë me vete”, ku tha se janë gjëra që kalojnë, por sqaroi se asnjëri prej postimeve të tij nuk i janë dedikuar Keisit.

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, ka thënë ai.

Për ndryshe, Stresi ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor, të cilin pritet ta publikojë nesër (e shtunë).

loading…