UNDP siguron mijëra artikuj mbrojtës për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi artikuj mbrojtës edhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) në situatën e krijuar nga pandemia.

Njoftimi i plotë:

Në vazhdën e mbështetjes së institucioneve në luftën kundër COVID 19, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë i dorëzoi artikuj mbrojtës edhe Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) e cila është aktive dhe e integruar nga fillimi në proceset për koordinimin e përpjekjeve institucionale në situatën e krijuar nga pandemia, raporton “Zëri.info”

UNDP dhe AME janë partnerë shumëvjeçar që kanë bashkëpunuar në një numër projektesh për të adresuar parandalimin por edhe pasojat e fatkeqësive natyrore. Për të mbështetur punën e Qendrave Operative Emergjente Rajonale dhe Njësiteve profesionale të zjarrëfikjes dhe shpëtimit, UNDP ka siguruar artikuj më të nevojshëm mbrojtës:

• 12.000 copë dorëza gome dhe

• 500 copë sanitizues dore me bazë alkooli (0,5 l secila).

UNDP vlerëson punën vetëmohuese dhe nivelin e lartë të profesionalizmit të të gjitha institucioneve të linjës së parë në këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të jetë partner i përkushtuar me shpresë që kontributi ynë do ta lehtësojë sado pak punën e gjithë atyre që janë duke punuar në sigurimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë