UNDP ndihmon Policinë e Kosovës me pajisje të specializuara

Policia e Kosovës sot ka pranuar donacion nga UNDP në Kosovë përmes përkrahjes financiare nga Qeveria Gjermane, dy (2) pajisje të specializuara për detektimin e eksplozivëve dhe llojeve të ndryshme të narkotikëve dhe një (1)kamerë të avancuar termike me qëllim të një kontrolli më efikas kufitar dhe mbikëqyrje të vijës kufitare.

Gjithashtu në kuadër të këtij donacioni është pranuar edhe një softwer i avancuar në mbështetje të fushës së policisë kufitare për analizën e rriskut dhe profilizimin e problemit. Ky donacion është në vazhdën e mbështetjes së çmuar që UNDP ofron për Policisnë e Kosovës në fusha të ndryshme por edhe në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta. Policia e Kosovës falenderon UNDP-në dhe Qeverinë Gjermane për këtë mbështetje.