Unaza e fejesës që po konsiderohet si më e bukura në botë (VIDEO)
Një dizajner ka krijuar një unazë të diamantë me ngjyrë të verdhë, duke përdorur materiale të metalta.
Bobby White është një dizajner i bizhyterive me bazë në Londër, i cili ka krijuar një numër të madh unazash për figura publike.
Në mesin e personave nga bota e showbizit, të cilëve White iu përgatiti bizhyteri, ishin Jay-Z, Beyonce dhe Rihanna.
Kësaj radhe, ai ka vendosur që të krijojë një unazë prej diamanti, duke e ngjyrosur këtë të fundit me të verdhë.
Ai ka vendosur ta incizojë vetën përgjatë procesit të prodhimit të mjetit estetik, e më pas pamjet i janë publikuar nga tabloidi ‘Daily Mail’.
Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë unazën në fjalë.
https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/1653915278075529/