Përfaqësues të komunës së Ulqinit para kompanive turistike të Kosovës e kanë prezantuar ofertën turistike të këtij qyteti bregdetar për pushuesit kosovar, për të cilët u premtua lehtësi kufitare dhe çmime të volitshme.

Kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq u shpreh se me qëllim që Ulqini t’i kthehet traditës së vjetër janë duke bërë disa investime infrastrukturore që do shpejtojnë ardhjen e pushuesve kosovar në Ulqin.Ai tha se qëllimi është që të rritet sezoni turistik edhe në aspektin ekonomik, turistik dhe kulturor, pasi siç u shpreh Nrekiq edhe interesim për investime nga shqiptarët është rritur dukshëm.

Duke premtuar furnizim me ujë dhe energji elektrike 24 orë, i pari i Ulqinit tha se janë duke punuar për ofrim më të madh për parkingje përmes projektit parking servil.

Kreu i Ulqinit u shpreh se janë duke punuar që edhe pjesët e lashta të Ulqinit si Shasi të investohet dhe të bëhen hapësira atraktive për vizitorët.

Zëvendësministri i Turizmit në Mal të Zi, Qazim Hoxhiq u shpreh se për 20 përqind është rritur numri i vizitorëve në Mal të Zi krahasuar me vitin 2017.