Ulqini, njëri ndër top-destinacionet e kosovarëve për të kaluar pushimet, këtë vit nuk është as për afër nga vitet e kaluara.
Shkaku që Mali i Zi e ka vendosur testin PCR të detyrueshëm për të hyrë në territorin e tij për kosovarët, kjo ka ndikuar dukshëm edhe në numrin e turistëve.
Një lexues që ka vizituar Ulqinin, ka dërguar disa fotografi në redaksinë tonë nga atje, ku shihet numër jashtëzakonisht i vogël i turistëve.
Rrugë të boshatisura, bregdeti me pak njerëz dhe qetësia që nuk i ngjanë një vendi turistik, vërehet këtë vit në Ulqin.









