Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhet sot në ora 13:00.

Në rend dite kërkesa për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.