Ulet numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali, por rriten infeksionet

Këtë të martë Italia ka shënuar 78 viktima  nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit vihet re një ulje e numrit të vdekjeve nga Covid-19, në krahasim me një ditë më parë ku u shënuan 92 viktima.

Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali ku shpjegojnë se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 397 raste të reja infektimesh me Covid-19. Kujtojmë se një ditë më parë numri i infeksioneve ishte 300.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga shpërthimi i epidemisë në Itali ka shkuar në 32.955 duke u bërë vendi i tretë më i goditur nga Covid-19 pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

Numri i infeksioneve të konfirmuara arrin në 230.555, vendi i gjashtë global pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit, Rusisë, Spanjës dhe Britanisë. Ndërkohë numri i rasteve aktiv me covid-19 është 52.942