Ulet numri i rasteve aktive edhe viktimave në Itali

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 30395, që do të thotë janë 194 (ishte 243 dje) viktima në 24 orët e fundit.

Rastet të reja janë 1083 (ishte 1327) duke e çuar në 218268 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 103031, ndërsa 1034 janë në gjendje kritike.

Numri i rasteve aktive është 84842 ndërsa, numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 277807.