Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit

Ka zbritur avioni i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”.

Disa minuta më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte postuar në Facebook videon e udhëtimit të avionit “Air Albania” nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt aeroportit të Kukësit.

Pasi hyri në avion, kryeministri ironizoi: “Për Kukës, ë? Po si shpjegohet, u bë aeroporti? Do votoni PD-në tani, se nuk ka diskutim”.