“Ule kryt e mos ma drejto gishtin”: Bogujevci përplaset me Selmanajn

Diskutimi për të pagjeturit në Kuvendin e Kosovës po përcillet me tensione të mëdha në mes të qeverisë dhe partive opozitare. Derisa Hoti, nuk gjendet aty, përgjigje kritikave të opozitës po iu përgjigjet i vetëm zëvendësi i tij, Driton Selmanaj.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë përpjekje për të ndalur fjalimin e Selmanajt duke bërë zhurmë të madhe në sallën e Kuvendit, e një përpalsje e ashpër është realizuar edhe mes Selmanajt edhe Bogujevcit të VV’së.

“Ju që bëni politikë me kufomat, me eshnat e të pagjeturve, marre ju koftë. Për mu, angazhim jetësor është gjetja e të fundit, e juve, edhe mos ditshim na me ua kthy, zoti ka me ua kthy, marre, turp turp turp”, ka thënë Selmanaj, ndërsa i menjhershëm ishte reagimi i Saranda Bogujevcit.

“Ti duhesh me ulë kokën dhe jo me ma drejtu gishtin mu edhe ti s’ke të drejtë më dalë më në këtë foltore hiiiiç u kry”, ka thënë Bogujevci në Kuvend.

Selmanaj reagoi pasi Bogujveci ja lexoi emailin e publikuar kohë më parë nga Duda Balje për ‘ezaurimin dhe konsumimin e temës së të pagjeturve.