Guvernatori i rajonit Luhansk të Ukrainës ka thënë se katër civilë janë qëlluar për vdekje teksa po përpiqeshin të largoheshin nga qyteti i Kreminës.

Rajoni lindor i Ukrainës Donbas – pjesë e të cilit është edhe Luhansk – po pret një sulm të madh nga forcat ruse në ditët në vijim, raporton Sky Neës.

Rusia pretendon se nuk po synon civilët, megjithëse ka pasur një numër të madh raportesh që e kundërshtojnë këtë.