Ukrainasve u vështirësohet koordinimi, sinjali i internetit i dobët

Mbulimi i internetit në zonat e luftës në Ukrainë është prekur nga pushtimi rus.

Reuters ka raportuar se ndërprerjet mund të bëhen që t’i pengojnë grupet e mbrojtjes civile të krijuara për të mbrojtur qytetet e tyre.

Edhe The Guardian ka raportuar për probleme me sinjalin në kryeqytetin ukrainas.

Mediat kishin raportuar edhe për një sulm për spiunazh kibernetik bjellorus, që kishte në shënjestër llogaritë personale të postës elektronike, të cilat i përkisnin forcave të Kievit.