Ukrainasja e shkrep foton e maturës në shkollën e saj të shkatërruar nga bombardimet ruse

Një 16-vjeçare ukrainase, u fotografua me fustan mature në shkollën e saj të shkatërruar nga bombardimet ruse.

Ajo tha se nuk e kishte menduar kurrë, që fotografia e saj do të shihej në mbarë botën.

“Nuk ishte për mua. Ishte më shumë për të sjellë vëmendjen ndaj situatës”, tha Valaray për BBC World News.

“Ne jemi krenarë për heronjtë tanë dhe forcat tona të armatosura të Ukrainës. Ne besojmë se do të fitojmë, sepse mirësia do të fitojë gjithmonë mbi të keqen”, shtoi ajo, përcjell Klankosova.tv

Tezja e saj, Anna Episheva, postoi foton në rrjetet sociale, në të cilën tha se Valaray dhe miqtë e saj, blenë kostume dhe mezi e prisnin këtë ditë.

“Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit drejtpërdrejt dhe u shkatërrua. Sot ajo u kthye në atë që kishte mbetur nga shkolla e saj dhe planet e saj”, tha Episheva.