Janë publikuar pamjet ku shihen disa pjesëtarë të njësive të mbrojtjes të Ukrainës, duke tërhequr zvarrë disa ushtarë rusë që ishin fshehur në një bodrum.
Në jug të Ukrainës, në Nikolaev janë kapur ushtarë rusë që ishin fshehur në një bodrum.
Ata janë tërhequr zvarrë nga ukrainasit.
In #Nikolaev, the territorial defense got #Russian soldiers out of the basement. pic.twitter.com/kmu7SLBS2G
— NEXTA (@nexta_tv) February 26, 2022
Ukraina ka hapur linjën telefonike për shtetasit rus që duan të tërheqin kufomat e ushtarëve të vrarë.
Sipas një njoftimi në Twitter, Ukraina, ka hapur linjën telefonike për familjet në Rusi të ushtarëve të vdekur, të plagosur dhe të kapur në Ukrainë.
Në njoftim thuhet se në linjë telefonike, familjarët mund të mësojnë se si të tërheqin trupat e ushtarëve të vrarë.
Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të luftës ka shkatërruar 102 tanke të ushtrisë ruse, gjithashtu ka shkatërruar 536 vetura të blinduara, 8 helikopterë, 14 aeroplanë, 15 artileri dhe një sistem raketor BUK-1.







