Ukrainasit publikojnë pamje nga droni të qytetit Nova Kakhovka të mbuluar nga uji

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka publikuar videon e qytetit Nova Kakhovka, të mbuluar nga uji pas shpërthimit që shkatërroi digën që akumulonte ujin për të ftohur reaktorët e centralit bërthamor.

Nova Kakhovka në rajonin e Khersonit kontrollohet nga forcat ruse, dhe që nga fillimi organet ukrainase të sigurisë kanë paralajmëruar se rusët mund ta hedhin në erë, transmeton Telegrafi.

“Nova Kahovka në rajonin e Khersonit. Rusët po i shndërrojnë territoret e pushtuara të Ukrainë në shkretëtirë, rrënoja dhe rajone të përmbytura”, thuhet nga ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.

 “Bota duhet t’i bashkohet Ukrainë që t’i jap fund terrorit rus”, u tha ndër tjera nga kjo ministri.

Në anën tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thirrur takim të jashtëzakonshëm, në të cilin pritet të merren vendime shumë të rëndësishme për vazhdimin e rrjedhës së luftës në këtë vend.