Shefi i ushtrisë ukrainase, Valerii Zaluzhnyi ka thënë se ushtria e vendit të tij po i reziston me sukses avancimit të forcave ruse nga veriu, shkruan CNN.
Kurse zëvendës-ministrja e Mbrojtes së Ukrainës, Anna Malyar, në ‘Tëitter’ ka shkruar se ‘një pushtim i qytetit Vorzel është i mundur dhe vendeve përreth’, qytet që është 25 kilometra larg Kievit.
Ajo gjithashtu tha se trupat ruse kanë marrë nën kontroll dy mjete luftarake të Ukrainës, janë veshur si ushtarë ukrainas dhe janë përpjekur për të hyrë në Kiev./CNN







