Gjatë dy ditëve të para të kësaj jave, kryeministri Albin Kurti dha tri intervista për mediat ndërkombëtare, ku foli kryesisht për luftën në Ukrainë. Mbi këtë temë, ai, që prej shpërthimit të luftës atje, ka pranuar të intervistohet ndoshta 10 herë, Në njërën prej tyre, ai pati përgjigje edhe për pyetjen e vështirë se “a duhet të ketë zonë ndalim-fluturimi” mbi Ukrainë, të cilës sikur i shmangen edhe liderët e shteteve kryesore të Perëndimit. Tha se aktualisht nuk po bëhet mjaftueshëm për ta ndihmuar Ukrainën. E për zhvillimet në vend, shefi i qeverisë fletshumë më rrallë.

Ndërkohë që pardje u bënë një vit prej kur Albin Kurti po qeveris me vendin me c’rast kryeministri u kritikua për paaftësi dhe mosballafaqim të duhur me krizat e fundit. Të martën mbrëma ai doli në një intervistë në RTK për t’iu përgjigjur një pjese të kritikave dhe për të treguar se sa punë kanë bërë gjatë kësaj kohe.

Kurti e përshkroi veten si tepër të zënë me punë, duke e krahasuar angazhimin e tij me atë të punëtorit të ndërtimtarisë që e çan betonin me “hillt”.

Me “angazhim” e arsyetoi edhe përgënjeshtrimin që Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, Bjorn Berge ia bëri zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Twitter pas takimit. Kurti tha se duhet kuptuar qeverinë, pasi nuk po mbërrijnë ta shikojnë secilën fjali.

“Duhet ta kuptoni që nuk po mbërrijmë ta shikojmë secilën fjalë të secilit tekst të cilin duhet ta nxjerrim”, tha Kurti.

Ekipet të cilat i angazhojnë për të punuar, kryeministri tha se nuk po gjejnë kohë t’i mbikëqyrin si duhet.

“Ne i kemi ekipet tona ku delegojmë shumë punë dhe jo gjithçka arrijmë ta mbikëqyrim në mënyrën e duhur”, tha ai.

Por, kur ësht ë n ë pyetje Ukraina, Kurti nuk po refuzon asnj ë intervist ë. T ë hënën në mëngjes dha intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”, pasdite për “BBC Radio”.

Për të përditshmen italiane, foli për “tentakulat e Putinit mbi Ballkanin” dhe rrezikun e një lufte të re në Ballkan.

“Qendra e Sputnik-ut në Ballkan është në Beograd; dhe 160 kilometra nga Prishtina është “Qendra Humanitare” ruse: ato janë zemra e luftës hibride në Ballkanin Perëndimor, dhe siç e kemi parë nuk është një zëvendësues për luftën: është përgatitja e saj”, tha ai.

Në “BBC Radio” më vonë foli për rolin e NATO-s në luftën e Ukrainës. Tha “nuk mendoj se ajo që po bëjmë aktualisht, përfshirë NATO-n, është e mjaftueshme”.

Të nesërmen foli për “BBC Ëorld Ne ës Service” se si presidenti rus Vladimir Putin është “i hidhëruar dhe nostalgjik”, si dhe analizoi se pse ai refuzon të takohet me preisdentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

“Mendoj se Presidenti Zelensky po tregon gatishmërinë e tij për bisedime dhe marrëveshje dhe për zgjidhje paqësore. Por kam frikë se Presidenti Putin nuk dëshiron të ulet me Presidentin Zelensky, ai dëshiron të ulet me Presidentin Biden. Ju e dini se Presidenti Putin mendon se është Stalini i shekullit të 21-të dhe sheh Ruzveltin e ri te Presidenti Biden. Pra, përsëri, ata duan të copëtojnë Evropën, ata janë një perandori që duan të shtrihen përsëri në Evropën Lindore. Presidenti Putin është i hidhëruar dhe nostalgjik dhe kjo është arsyeja pse e gjithë Evropa është në rrezik”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar mbi 50 për qind të votave, dhe tani qytetarët të cilët kanë pasur pritje të mëdha nga Qeveria e Kurti, thonë se nuk kanë parë ndryshime pozitive në jetën e tyre, sipas një ankete të Radios Evropa e Lirë.