Krime

Ukraina thotë se ka sulmuar një anije ruse në Krime

Dronët detarë ukrainas kanë goditur anijen patrulluese ruse, Sergey Kotov, në Krimenë e pushtuar, duke i shkaktuar dëm të konsiderueshëm.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë një burim nga Drejtoria kryesore e inteligjencës ushtarake të Ukrainës më 5 mars.

Në mediat sociale më herët u raportua se sulmi ndaj anijes ndodhi gjatë natës në qytetin e pushtuar të Kerçit.

Një video e publikuar në rrjetin social X, që më herët njihej si Twitter, pretendon se shfaq momentin e goditjes, që pasohet nga një shpërthim i madh.

Rusia ende nuk ka komentuar për këtë pretendim të Ukrainës.

Pas dëgjimit të shpërthimeve në Kerç është mbyllur për qarkullim edhe një anije që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Megjithatë, mëngjesin e 5 marsit ura është hapur sërish.

Sulmet në Krimenë e pushtuar ndodhin rregullisht, veçmas afër urës së Kerçit, që lidh këtë gadishull ukrainas me Rusinë. Për sulmet e kaluara Rusia ka fajësuar Ukrainën, por Kievi ka konfirmuar përfshirjen vetëm në disa sulme./REL

VIDEO BONUS: Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një darftstatut të Asociacionit