Të paktën dy persona kanë vdekur dhe gjashtë janë plagosur pas një sulmi me raketa në qytetin Kramatorsk në Ukrainën lindore,

Kështu ka bërë të ditur Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës rajonale të Donetsk, raporton CNN.

Kyrylenko tha se detaje të tjera të sulmit janë duke u sqaruar aktualisht.

Kramatorsk ishte një nga qytetet e para që u vu në shënjestër nga ushtria ruse kur pushtimi i Ukrainës filloi më shumë se tre javë më parë.