Ukraina sërish akuzon Rusinë: Portet tona janë bllokuar në Detin Azov

“Duke filluar nga mbrëmja e 28 nëntorit, portet e Ukrainës në detin e Azov janë nën bllokadë nga Federata Ruse”, ka thënë Volodimir Omelyan, Ministri i Infrastrukturave të Ukrainës.

Omelyan ka shtuar se anijet e bllokuara, brenda dhe jashtë, janë 35 dhe se “qëllimi është i thjeshtë: duke bllokuar qasjen në portet e Ukrainës në Detin Azov, Rusia shpreson të na dëbojë nga vendi ynë”.

Por Kremlini e ka mohuar atë që ka deklaruar ministri ukrainas.

“Unë nuk jam në dijeni të ndonjë kufizimi mbi aksesin e portet e Ukrainës në Detin e Azov. Në të kundërtën, ne e dimë se ngushtica e Kerch është në regjimin normal të shfrytëzimit. Por ndonjëherë, për shkak të motit, porti i Kerçit, i cili kryen funksione administrative, merr vendime për të rregulluar navigimin”, ka thënë zëdhënësi Dmitri Peskov.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila gjatë forumit ekonomik ukrainas-gjerman, theksoi se një zgjidhje e arsyeshme duhet të gjendet përmes dialogut dhe jo përmes konfliktit ushtarak.

Duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për reformat e vazhdueshme në Ukrainë, Merkel sqaroi se për çështjen e të drejtave të navigimit në rajon dhe daljes së Ukrainës në det “do të flas me presidentin Putin në samitin e G20-ës”.

Siç është raportuar nga zëdhënësi i Kremlinit, Moska nuk duket se e vlerëson ndërhyrjen e ndërmjetësuesve, pas “provokimit” në ngushticën e Kerch, por “është mirënjohëse” për të gjithë ata që janë të gatshëm për të kontribuar në përpjekjet për të lehtësuar tensionet.

Peskov ka thënë se “të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë dhe të kenë mundësi, mund ta bëjnë këtë duke ushtruar presion mbi Kievin”.