Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë akoma,” tha një zëdhënës i ministrisë.

“Qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”, ka thënë tutje ai, raporton CNN.

Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.