Ukraina mohon akuzat e Bjellorusisë për shkelje të hapësirës ajrore

Bjellorusia ka pohuar se një helikopter ushtarak ukrainas ka hyrë një kilometër në hapësirën e saj ajrore gjatë fundjavës. Ministria e Jashtme Bjelloruse deklaroi se kishte thirrur një atashe ushtarak ukrainas për të paraqitur një protestë zyrtare për këtë çështje.

Ukraina menjëherë hodhi poshtë akuzat dhe ka mohuar shkeljen e raportuar të hapësirës ajrore. Shërbimi kufitar ukrainas deklaroi se fluturimet me helikopter dhe dron në zonë të shtunën ishin pjesë e përpjekjeve për të forcuar mbrojtjen për kufirin 1,084 kilometra me Bjellorusinë.

Mosmarrëveshja vjen mes tensioneve në rritje midis dy vendeve fqinje ish-sovjetike, pasi Ukraina nisi kohët e fundit stërvitjet që përfshinin 8,000 trupa.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Bjellorusinë për një “luftë hibride” duke inkurajuar emigrantët që të hyjnë ilegalisht në bllok për të destabilizuar Perëndimin.

Ndërkohë, tensionet janë gjithashtu të larta midis Ukrainës dhe Rusisë, një aleate e Bjellorusisë, lidhur me aktivitetin e supozuar ushtarake.