Ukraina po mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shpallë gjendje lufte.
Ky veprim erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare që të shpallet gjendje lufte.
Këshilli pritet të mbajë mbledhje urgjente dhe të diskutojë çështjen pas pak çastesh.







