Ukraina

Ukraina: Kemi vrarë rreth 45 mijë rusë që nga fillimi i luftës

Nga 24 shkurti deri më 17 gusht, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë vrarë rreth 44,100 rusë, duke përfshirë 200 vetëm gjatë 24 orëve.

Kështu ka bërë të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, sipas mediave të vendit.

Ushtria ukrainase ka shkatërruar gjithashtu 1,886 (+6) tanke, 4,162 (+10) automjete të blinduara, 993 (+4) sisteme artilerie, 263 (+0) sisteme raketore kundërajrore, 136 (+0) sisteme të mbrojtjes ajrore, 233 (+0) avionë luftarakë, 196 (+0) helikopterë, 190 (+0) raketa kalibr, 15 (+0) anije luftarake, 3054 (+5) kamionë dhe cisterna dhe 93 (+1) njësi pajisje të specializuara.