Gruri i mbjellë dimëror është në gjendje të mirë dhe Ukraina do të ketë bukë të mjaftueshme këtë vit, tha mbrëmë zëvendësministri i Bujqësisë Taras Joba.
Ukraina është një nga prodhueset dhe eksportueset kryesore në botë e drithërave, dhe analistët ukrainas thonë se për shkak të pushtimit rus, korrja e këtij viti mund të jetë dukshëm më e dobët, pasi është mbjellë një sipërfaqe më e vogël, shkruan Reuters.
“Sa i përket kulturave të reja – të mbjella në grurë dimëror është me të vërtetë në gjendje të mirë dhe, pavarësisht vështirësive në kryerjen e punës në terren, Ukraina do të ketë bukë”, tha Joba në një deklaratë.h
“Natyrisht, potenciali i eksportit është dëmtuar ndjeshëm nga lufta, gjë që do të çojë në çmime më të larta”, shtoi zëvendësministri.
Kompania e konsulencës bujqësore APK-Inform njoftoi këtë javë se për shkak të pushtimit rus, sipërfaqja e mbjellë me drithëra pranverore në Ukrainë mund të reduktohet me 39 për qind këtë vit, në 4.7 milionë hektarë.
Ukraina prodhoi një rekord prej 86 milionë tonë drithëra vitin e kaluar, me 7.7 milionë hektarë drithëra të mbjella pranverore.







