Klishchiivka

Ukraina e rikthen fshatin Klishchiivka, që ishte pushtuar nga rusët

Forcat e Kievit rimorën fshatin Klishchiivka, njoftuan autoritetet ukrainase.

Ai është një fshat taktikisht i rëndësishëm në jug të qytetit të vijës së parë të Bakhmutit.

“Klishchiivka u pastrua nga rusët”, tha Oleksandr Syrsky, komandanti i forcave tokësore të ushtrisë ukrainase, në rrjetet sociale të dielën.

Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, shtoi: “Klishchiivka është Ukraina. Unë u jam mirënjohës ushtarëve për de-okupimin e tokës ukrainase.”

Fshati ishte pushtuar nga rusët në janar, raporton Aljazeera.com, transmeton Klankosova.tv