LAJMI I FUNDIT

Ukraina do të pushtohet nga Rusia javën tjetër, pritet luftë e tmerrshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur ta pushtojë Ukrainën dhe, një gjë të tillë, ua ka komunikuar ushtarëve të tij.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari amerikan, Nick Schifrin, duke u thirrur në burime, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter.

“SHBA-të besojnë që presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur të pushtojë Ukrainën dhe ai ka komunikuar një gjë të tillë ushtrisë ruse, më kanë njoftuar tre zyrtarë të mbrojtjes”, thuhet në postimin e tij.

“SHBA pret që pushtimi të fillojë javën e ardhshme, më thonë gjashtë zyrtarë amerikanë dhe perëndimorë, siç u ka thënë Sekretari i Shtetit Antony Blinken mbrëmë”.

“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë ose bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e përcjellë nga pushtimi, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”.