Ukraina cakton datën e zgjedhjeve presidenciale
Ukraina ka caktuar datën e zgjedhjeve presidenciale më 31 mars të vitit 2019.
Një rezolutë e caktimit të datës së zgjedhjeve u nënshkrua nga kryetari i Parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy më 28 nëntor.
Rezoluta erdhi pas zotimit të presidentit Petro Poroshenko se shpallja e gjendjes së luftës për 30 ditë në 10 rajone, nuk nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve.
Ukraina ka shpallur gjendje lufte në rajonet që kufizohen me Rusinë, pasi Rusia të dielën kishte rrethuar tri anije luftarake me brigadën e saj afër ujërave të Krimesë.
Kritikët kanë spekuluar se Poroshenko, që gjendet në para një beteje të ashpër për tu rizgjedhur president, mund të shtyjë datën e zgjedhjeve.