“Ama”, mban titullin kënga e fundit e lansuar nga UKI.

Uki Latifi, ndryshe i njohur si Soulkid, para disa muajve publikoi projektin e ri muzikor, “Ama”, shkruan lajmi.net.

Kështu, përmes rrjeteve sociale ai bëri të ditur se është duke punuar në këngën e re që pritet të publikohet së shpejti.

E në një prononcim për lajmi.net, artisti Latifi ka zbuluar detaje të këtij projekti.

“Kënga lansohet për dy tri ditë, tekstin e kam shkruar vetë, është punuar në studion time Royal Music që është bashkë me Prygo i cili është edhe producent i këngës ndërsa klipin e ka realizuar bashkëpuntori ynë i ngushtë Flamur Thaqi”, shprehet ai.

Uki po ashtu ka sjell edhe një insert të këngës së re në profilin zyrtar të tij, Instagram që duket se kënga do të pëlqehet nga publiku.
https://www.instagram.com/p/BqaK4o9Akda/?utm_source=ig_web_button_share_sheet