Ujqit terrorizojnë Hanin e Elezit

Derisa në Prizren me javë të tëra problem për banorët e Fshatrave ishte Ariu, në Han të Elezit problem janë ujqërit. Madje në këtë anë, një 5 vjeçar ishte sulmuar nga një ujk. Familjarët kanë treguar për T7, se përveç sulmeve ndaj tyre po të njëjtit po sulmojnë edhe bagëtitë.

Ka javë që ky fëmijë nuk po guxon të larohet nga oborri i shtëpisë së tij.

Kjo pasi që 5 vjeçari ishte sulmuar nga ujku.

E plagët që ia shkaktoi kjo kafshë e egër, nuk i janë larguar akoma nga trupi.

Familjarët iu gëzuan lajmit se djali i tyre iu shpëtoi plagëve, por megjithatë ankthi nga ujku nuk iu ka larguar akoma.

Njëri nga të afërmit, në kushte anonimiteti tha se akoma ndjehen të rrezikuar.

Banorët e fshatit Dimcë të Hanit të Elezit thonë se një ujk vazhdimisht po shfaqet aty.

Por jo vetëm.

Një ditë më parë, një ujk kishte sulmuar bagëtitë edhe në fshatin Gorancë.

Ilir Kaloshi, tha se në mbrëmje kur vërejtën se mungon një nga lopët, kishin dalë për ta kërkuar.

Por kur e gjetën, kuptuan se kafsha u sulmua nga kafsha e egër.

Sipas tij vazhdimisht ka pasur raste të tilla, kur kafshët e tyre janë sulmuar nga ujku.

Ndërsa kryetari i komunës se Hanit të Elezit, tha se janë të njoftuar për këto sulme, prandaj kanë marrë një vendim.

Gjatë muajit të fundit janë lajmëruar disa raste qe ujqit kanë shqetësuar banorët e komunës së Hanit të Elezit.

loading…