Ujqit po shqetësojnë banorët e Frashrit të Mitrovicës

Frashri është një fshat pothuajse i rrafshët, që ndodhet ngjitur me Mitrovicën.

Afër nuk e ka asnjë mal a bjeshkë të madhe. Por, andejpari së fundmi, janë shfaqur kafshë të egra, njofton Klan Kosova.

Xhavit Peci u habit kur një ditë, afër shtëpisë së tij e pa një ujk.

Jo një por dy e më tepër i pa edhe një tjetër banor i Frashrit.

Shfaqja e ujqërve këndej u ka shtuar telashet banorëve.

Banorët thanë se i kanë lajmëruar këto raste në polici por zyrtarë të rendit thanë se nuk është punë e tyre të merren me ujqërit.

E ata që do të veprojnë janë zyrtarët e Komunës.

Komunarët thane se për këto raste mund të kërkohet ndihma e gjuetarëve por edhe këta të fundit kanë dilema.

Kryetari i Shoqatës së gjahtarëve në Mitrovicë Ali Ibrahimaj tha se ujqit janë kafshë të mbrojtura dhe se ata nuk duhet vrarë, megjithatë premtoi se situata do të mbahet nën kontroll.