Brazil

Uji shndërrohet në shkumë të bardhë pasi një kamion me substanca detergjentesh përplaset pranë një lumi në Brazil

Një sasi jo e vogël e acidit sulfonik, i cili mund të shkaktojë dëm serioz për shëndetin e njeriut, ka rrjedhur në Rio Seco në Joinville, Brazili jugor.

Sipas mediave të huaja substanca – e përdorur për prodhimin e detergjenteve dhe materialeve të pastrimit të shtëpisë – u lëshua kur një kamion u përplas, duke shkaktuar një gjendje të jashtëzakonshme lokale.

Një stacion trajtimi u mbyll të hënën në mëngjes për të parandaluar marrjen e ujit të kontaminuar.

Si pasojë janë prekur potencialisht dhjetëra lagje – kur bëhet fjalë për qasje në ujin e pijshëm.

Ndërkohë thuhet se njerëzit kanë shfrytëzuar këtë situatë duke mbushur shishet me ujë.