Numri i parë i revistës për letërsi, kulturë dhe histori, “Uji”, të cilën e boton shtëpia botuese “Frymëzimi”, tashmë ka dalë nga shtypi.
Përveç letërsisë shqipe, revista “Uji” pëmban edhe letërsi të huaj, si: turke, perse, arabe, gjermane, angleze, spanjolle, ruse dhe boshnjake të sjellë në shqip nga përkthyes të ndryshëm.
Revista premton shumë, duke u nisur nga fakti se numri i parë ka dalë të jetë mjaft voliminoz.
Revista pa dritën e botimit me stinën e vjeshtës, ku pritet të botohet në vijim. Revista ka për qëllim kryesor që të krijojë hapësirë të gjithë të rinjve të cilët krijojnë dhe duan ta promovojnë veten.












