Uji i pijes ulë rrezikun e infeksioneve të fshikëzës

Infeksionet e fshikëzës janë shumë të zakonshme tek gratë. Hulumtimet e reja, megjithatë, tregojnë se rritja e konsumimit të ujit mund të reduktojë këto infeksione në gati gjysmën.

Një infeksion i traktit urinar (UTI) mund të ndikojë në çdo pjesë të traktit urinar, duke përfshirë uretrën, fshikëzën, uretrat ose veshkat. Përafërsisht gjysma e të gjitha grave do të përjetojnë një UTI gjatë jetës së tyre.

Për ata që përjetojnë këtë lloj infeksioni një herë, rreth 25 për qind mund të përjetojnë një tjetër më vonë gjatë jetës, transmeton Indeksonline.

Gratë janë më të prirura të zhvillojnë një infeksion të fshikëzës se sa burrat për shkak të anatomisë së ndryshme – uretra femërore është më e shkurtër se ajo e burrave, që do të thotë se bakteret mund të arrijnë më lehtë fshikëzën.

Gjithashtu, hapja e uretrës është më afër rektumit tek gratë, dhe rektumi ka shumë baktere. Këto baktere janë më së shpeshti të lidhura me UTI-në.

Para studimit, pjesëmarrësit raportuan vëllimin e zakonshëm të përditshëm të lëngjeve. Kjo ishte rreth 1.5 litra në ditë. Shkencëtarët i ndanë vullnetarët në dy grupe: njëri grup konsumoi 1.5 litra ujë çdo ditë ndërkaq grupi tjetër konsumoi më pak se kjo sasi.

Studimi i tyre u zhvillua gjatë një periudhe 12-mujore dhe zbuloi mjaft gjetje. Për shembull, në grupin e atyre qe konsumuan ujë shtesë, shkencëtarët zbuluan se 93 për qind kishin dy (ose më pak) episode të infeksionit të fshikëzës, ndërsa 88 për qind e atyre që konsumuan sasi të moderuar të ujit, përjetonin tre ose më shumë.