Pastro duart me ujë por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë!
KRU “Prishtina”, ka bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes me ujin e pijshëm dhe të mos shpenzojnë pa nevojë.
Pastro duart me ujë por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë!
Njoftimi i plotë:
Furnizimi me ujë është stabil dhe do e mbajmë të tillë!
“Jini të vëmendshëm se , pa shëndet ne nuk jemi askund”.
Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot, nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde!
Investoni në shëndetin tuaj duke mbajtë higjienën tuaj personale.
Por, duke e mbajtë higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde!
KRU” Prishtina” sh.a. iu bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!
Furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase kemi rritje të konsumit!
Pastro duart me ujë por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë!







