Ujërat e zeza po derdhën në përrockën e Tokbashqes, qytetarët ankohen për kundërmim

Lagjja e Tokbashqes në kryeqytet është ndër më të banuarat, por edhe më të frekuentuarat nga qytetarët.

Parku që është në këtë lagje, ka bërë që shumë qytetarë, veçmas gjatë vikendeve të kalojnë kohën duke u argëtuar në këtë pjesë, por ditëve të fundit ata janë ankuar për një kundërmim.

Pikërisht në përrockën e Tokbashqes po derdhën ujërat e zeza, një problem ky permanent në shumë pjesë të Prishtinë.

Kjo mund të shihet edhe në një video të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes.