Mitrovica e Veriut

Ugljanin: Në Mitrovicë të Veriut arrihen nënshkrimet e nevojshme për shkarkimin e Atiqit

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Nexhat Ugljanin, thotë se grupi iniciues serb ka arritur numrin e duhur për dorëzimin e peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ai thotë se qytetarët serbë sot gjatë ditës kanë nënshkruar peticionin grupe-grupe, ku janë mbledhur mbi 4 mijë nënshkrime.

“Kanë arritur numrin e duhur sipas informatave që i kemi nga terreni edhe nesër do të mbledhin deri në pasdite edhe sigurisht që do të dorëzojnë mas pari në Mitrovicën e Veriut, por edhe në Leposaviq peticionin. Sipas informatave, në mënyrë të organizuar dje ka shkuar procesi, kurse tani përmes kritikave që i kemi dhënë përmes mediave që janë detyruar e kërcënuar që institucionalisht që të dalin në peticion. Sot e kanë ndërruar mënyrën e daljes edhe janë dalë nëpër grupe të caktuar 3 deri në 4 persona”, tha ai në Tëvë1.

Ai tha se numri i nënshkrimeve ka arritur në 4 mijë dhe se nesër pritet që ta dorëzojnë peticioni në Kuvend Komunal.

Grupi nismëtar ka afat prej 30 ditësh që të mbledhë nënshkrimet fizikisht. Afati mund të shtyhet vetëm një herë për 15 ditë.

Më pas nënshkrimet dorëzohen te kryesuesi i kuvendit komunal dhe KQZ-ja. Pas kësaj, institucioni i zgjedhjeve verifikon nënshkrimet dhe nëse nuk janë aq sa kërkohen – 20 për qind e votuesve – nismëtarët e kërkesës kanë afat prej 10 ditësh për të përmbushur këtë kuotë.

VIDEO BONUS: Stojkoviq, avokati i politikanit serb, viziton muzeun e familjes Jashari, tmerrohet nga krimet serbe